LAJMI I FUNDIT:

Harta e Dodikut për ndarjen e Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës (Foto)

Harta e Dodikut për ndarjen e Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës (Foto)

Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik pa hezituar fare nga reagimet publike, ndan Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën.

Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle, Millorad Dodik tha se Republika Srpska nuk do të organizojë referendum për shkëputje nga Bosnje-Hercegovina. Por vetëm për momentin, sepse pavarësia e Republikës Srpska, ndarja e kësaj pjese nga Bosnja dhe bashkimi me Serbinë, mbeten “ëndërr e tij”.

Millorad Dodik pohon se Bosnje-Hercegoivna e tanishme “nuk do ta mbijetojë” në formën e tanishme. Për dallim prej shumë politikanëve të tjerë serbë, Dodik nuk heziton fare edhe nga ndarja e Kosovës dhe e Bosnjes.
Në intervistën për DW, të zhvilluar nga Zorica Ilic dhe Bahri Cani, Dodik vizaton madje edhe kufitjë e ri të këtyre vendeve.


Inçizimi i intervistës ku Dodik vizaton kufi të rinj në Ballkan ka zgjuar interesim të madh në shumë media të Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë. Ka reaguar edhe kabineti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kundërshton ndryshimin e kufijëve në Ballkan.

Vizatimin e hartave e ka kundërshtuar edhe lideri i Ligës së Socialdemokratëve në Vojvodinë, Nenad Çanak, i cili tha se “vizatimet e këtilla ta kujtojnë fillimin e tragjedive të tmerrshme nga fillimi i viteve 90-të”.

“Millorad Dodik po luan me zjarrin që do ta përbinte edhe ate vet“, thotë Çanak.

Në serialin e intervistave me liderët e Bosnje-Hercegovinës (Bakir Izetbegoviq, Dragan Çoviq, Mlladen Ivaniq dhe Millorad Dodik), ata prashikojnë të ardhme të vështirë për vendin e tyre. Të gjithë ankohen për bllokimin e institucioneve dhe asnjë prej tyre nuk sheh ndonjë zgjidhje të shpejtë të problemeve, sepse të gjitha vendimet merren me konsensus.

Boshnjaku Izetbegoviq dhe kroati Çoviq do ta njihnin pavarësinë e Kosovës, por këtë e pamundëson kundërshtimi i palës serbe në institucione. /DW/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori