Harry Kane është dashur ta shikonte nga televizori ndeshjen e madhe ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Liverpoolit, pasi nuk mund të luante për shkak të lëndimit.

Sulmuesi i Spursave është dashur t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike për shkak të një problemi muskulor, prandaj nuk mundi t’u ndihmonte bashkëlojtarëve.


26-vjeçari e ka shikuar nga televizori humbjen e skuadrës së tij (1-0) nga lideri i Ligës Premier, Liverpool.

“Ndërhyrja kirurgjike shkoi shumë mirë. Dita e parë e rikuperimit tim fillon tash!”, ka shkruar anglezi në përshkrimin e fotografisë.

Rikthimi i Kane në fushë pritet të ndodhë në muajin prill të këtij viti, prandaj Jose Mourinho duhet të gjejë një zëvendësues për shkak të mungesës së madhe në sulm. /Telegrafi/

telegrafi sport app