Harry Kane hyn në librat e rekordeve me het-trikun e shënuar ndaj Dortmundit në klasiken gjermane

Harry Kane bëri historinë në Bundesliga me një het-trik kundër Borussia Dortmund në “Der Klassiker” të shtunën.
Reprezentuesi anglez u bë lojtari i parë në historinë e Bundesligës që shënoi 15 gola në 10 paraqitjet e tij të para për Bayern Munich, teksa shënoi një het-trik në fitoren me rezultat 4-0 të skuadrës së tij ndaj Borussia Dortmund të shtunën.
Ish-ylli i Tottenhamit u bë gjithashtu lojtari i parë që shënoi tre gola në paraqitjen e tij të parë në Der Klassiker.
Ky ishte het-triku i dytë radhazi i Kane në Bundesligë dhe i treti në përgjithësi pasi ai shënoi tre gola në fitoren 8-0 të klubit të tij ndaj Darmstadt javën e kaluar.
Në të njëjtën lojë, ai gjithashtu arriti të bëhej lojtari i vetëm në pesë ligat më të mira të Evropës që ishte përfshirë direkt në më shumë se 15 gola.
Përveç në elitën e futbollit gjerman, 30-vjeçari ka pasur paraqitje mjaft të mira edhe në Ligën e Kampionëve, aty ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime deri më tash./Telegrafi/

















































