Shijoni freskinë dhe ambientin e pastër që dhurojnë ato

Këto lule janë zgjedhje e përsosur që plotësisht në mënyrë natyrale të freskoni banesën tuaj dhe të eliminoni helmet nga ajri.


Falë këtyre luleve do të përdorni kondicionerin dukshëm më pak, do të zvogëloni llogarinë e pagesës së energjisë elektrike dhe do të jetoni në një ambient dukshëm më të shëndetshëm.

Përveçse pastrojnë ajrin, edhe e freskojnë atë!  Cilat janë?

1. Druri i palmës Areka

areka

Jo që kjo lule eliminon helmet dhe dyoksid karbonin, por njëkohësisht ka rol shumë të madh në rritjen e lagështisë së ajrit në banesë, transmeton Telegrafi.

2. Aloe vera

aloe

Kjo lule është e njohur për cilësitë e saj mjekuese, mirëpo gjithashtu mund të mbajë temperaturë të ulët të ajrit dhe kështu të mbrojë shtëpinë nga ngrohja e tepërt. Aloe vera gjithashtu nga ajri eliminon formaldehidet dhe benzenin – fjala është për produktet sekondare të cilat arrijnë në ajër kur i përdorim mjetet kimike për pastrimin e shtëpisë.

3. Fikusi

fikusi

Kjo lule atraktive eliminon materie të shumta të dëmshme nga ajri dhe mund ta bëjë shtëpinë më të freskët kur jashtë përcollën dielli.

4. Druri gjarpër

8e6963c13fcd9c10e9116758f01e9b1e snake plant plants in bedroom

Në popull i njohur si “gjuhë e vjehrrës”, druri gjarpër është zgjedhje e përsosur për dhomën e gjumit, sepse nuk shpenzon oksigjen, aq më parë në mbrëmje – sikur lulet e tjera. Pikërisht, kjo lule liron oksigjen dhe mban dhomën e gjumit të freskët dhe të ftohtë.

5. Fieri i Bostonit

boston

Kjo lule nuk përdoret vetëm për arsye dekorative, por posedon edhe cilësi të caktuara shëndetësore. Më së shpeshti përdoret si pastrues natyral i ajrit, mirëpo gjithashtu edhe e freskon hapësirën në të cilën e vendosim. /Telegrafi/