Sipas “Fjalorit të gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006), fjala “haram” ka dy kuptime: 1. “diçka e padrejtë a e palejueshme ose e pamerituar”; 2. “njeri i prapë”. Sipas të njëjtit fjalor, fjala “harem” ka vetëm një kuptim: “banesë e veçantë për gratë myslimane të sulltanit”, por ajo shënjon përmbledhtas edhe “gratë e kësaj banese”.
Nga ana tjetër, fjalori i gjuhë frënge “Le Petit Robert” (Paris, 2004), na mëson se fjala “haram” është me prejardhje arabe dhe ka kuptimin “diçka që ligji ia ndalohen dikujt, diçka e shenjtë”. Kurse lidhur me fjalën “harem”, i njëjti fjalor na mëson se kjo fjalë shënjon, së pari, “apartamentin e grave (të një personalitet mysliman)” dhe sjell këta shembuj: “Haremi i pallatit të sulltanit” dhe “eunukët që shërbejnë në një harem”; së dyti, sipas të njëjtit fjalor, fjala “harem” shënjon edhe “tërësinë e grave që jetojnë në harem”.
Patjetër që sidomos lexueset dhe kryesisht lexuesit e mi me kulturë, duke u nisur nga vetë titulli i këtij shkrimi, ku bie haptas në sy ngjashmëria e madhe midis dy fjalëve të tij thelbësore, mendojnë – dhe jo pa të drejtë – se duhet të ketë një lidhje midis termit “haram” dhe atij “harem”. Kjo lidhje, në fakt, del tërthorazi nga prejardhja e fjalës “haram”, të cilën e shpjegon fjalori “Le Petit Robert”, sepse, në ato vende ku haremi ekzistonte dikur apo ekziston ende sot, ligji ia ndalonte çdo mashkulli tjetër hyrjen në haremin e sulltanit, me përjashtim të eunukëve. Pra, siç na e shpjegon këtë fjalë “Fjalori i gjuhës shqipe”, të atyre meshkujve të tredhur që ruanin gratë e haremit ose u siguronin atyre të gjitha shërbimet e nevojshme me përjashtim të marrëdhënieve seksuale që ishin privilegji ekskluziv i sulltanit.
Tek kaloja këto ditë te sheshi para Kuvendit tonë tragjikomik të tronditur në nga protesta popullore, sesi m’u kujtua fjala arabe “haram”, shkronjat e së cilës, me përjashtim të së parës, më lëvizën në ekranin e kujtesës për t’u rreshtuar sipas një rendi tjetër dhe unë arrita të lexoja fjalën “rama(h)”, që më solli në mendje mbiemrin e Kryeministrit tonë! Pastaj, pas disa sekondash, në ekranin e kujtesës lexova “Rama-ah”, që, në çast, u transformua në “Ah, Rama!”.
E tmerrshme, besomëni, e tmerrshme qenka kur zbulon se mbiemri i Kryeministrit tonë të nderuar, por gjithnjë e më pak të adhuruar (siç e dëshmojnë protestat e përjavshme para Kuvendit), paska një lidhje të pamohueshme me fjalën e frikshme “haram”. Po, po, një lidhje të pamohueshme, sigurisht, veçse fatkeqe tashmë në kohë dhe në hapësirë, sepse realiteti i këtyre ditëve dhe i këtij vendi po vërtetojnë se Kuvendi është kthyer… është kthyer…kthyer në… në… në harem! Po, po, në harem, ngaqë atje nuk u lejohet protestuesve të hyjnë dhe as ish-deputetëve të opozitës, sidomos mbas djegies së mandateve nga shumica e tyre. Po kujt i lejohet ende? Sigurisht vetëm deputetëve të pozitës, që i rrinë sus e gatitu dhe i thonë lepe e peqe zotit Rama! Oh, seç m’u kujtuan eunukët e haremeve të Sulltanit në kohërat e hershme të pushtimit otoman të vendit tonë! Kuvendi ynë sot gjendet kryekëput nën urdhrat e zotit Kryeministër, e atij që, para disa javësh, një numër analistësh e kanë cilësuar pikërisht si sulltan, ndër të tjera! Oh, sa e hidhur, farmak e pelin na qenka e vërteta!
Gjithsesi, o lexueset dhe lexuesit e mi me kulturë, le t’i relativizojmë gjërat. Një gjë është e sigurt: midis pushtetit dhe seksualitetit ka një lidhje të pathërrmueshme që shumë psikanalistë e kanë vënë në dukje prej gati një shekulli (A nuk përmban vetë fjala “pushtet” fjalën “pusht”?). Prandaj, në fund të fundit, edhe zoti Kryeministër me deputetët e tij, edhe deputetët renegatë të opozitës që kanë kënaqësinë, privilegjin, nderin e fatin të mbyllen, duke u shkartisur midis tyre, në Kuvendin e shndërruar në harem, duhet të ndihen të lumtur e të përhumbur në (s)ekstazë taze teksa shijojnë frytet e dashurisë së tyre të pafund për pushtetin, këtë drogë të magjishme që ata pandehin se i bën organizativisht e orgazmatikisht të pavdekshëm!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë