Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e nipit të heroit Hysen Tërpeza.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se nipit të heroit Tërpeza i ka dhuruar flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës, pasi që familja Tërpeza ka kontribuar për të drejtën kombëtare.


65467295 1236227223168356 4087814567978074112 o

"Në familjen e Ismet Zariqit, nip i Heroit të Kombit, Hysen Tërpeza. Familja atdhetare Tërpeza në çdo kohë ka kontribuar për të drejtën kombëtare. Si porosi të vazhdimit të traditës atdhetare, Ismetit ia dhurova flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës", ka shkruar në Facebook, Haradinaj./Telegrafi/