Haradinaj uron Klinën, Skenderajn e Kamenicën për ditën e çlirimit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Klinës, Skenderajt e Kamenicës për ditën e çlirimit.
Haradinaj, në Facebook ka shkruar se me 18 qershor 1999 i kishte ardhur radha këtyre tri qyteteve të Kosovës që të nisin kapitullin e ri historik.
Haradinaj ka falënderuar luftëtarët e lirisë dhe miqtë ndërkombëtarë për çlirimin e këtyre qyteteve dhe tërë Kosovës.
Postimi i plotë: Me 18 qershor 1999 i erdhi radha Klinës, Skenderajt dhe Kamenicës, që të nisin kapitullin e ri historik. Kujtojmë sot me respekt luftëtarët e brigadave 112 “Arben Haliti”, 113 “Mujë Krasniqi” dhe 172 “Isa Kastrati”, betejat dhe sakrificën e tyre. Përjetë falënderues të rënëve për liri! Përjetë falënderues për ndihmën vendimtare që erdhi nga miqtë tanë, SHBA dhe NATO! Klinë, Skenderaj e Kamenicë, urime Dita e Çlirimit! /Telegrafi/





























