Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe solidarë, aq më mirë për Kosovën

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë qytetarët festën e Fitër Bajrami, duke theksuar që të ketë solidaritet.
Haradinaj në Bashkësia Islame e Kosovës tha se sa më bashkë e solidarë, më mirë për popullin e Kosovës.
“Gëzuar festa me përkushtim, si e ka karakterizuar edhe muaji i shenjtë i Ramazanit. Me unitet që të jemi bashkë dhe solidaritet që t’i gjendemi njëri-tjetrit, sa më bashkë, sa më solidarë është mirë për të gjithë ne”, tha Haradinaj.
Nga
Telegrafi
4 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































