Haradinaj-Stublla: Kosova ka shumëçka të mësojë nga Maqedonia e Veriut për rrugëtimin drejt NATO-s

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka takuar sot ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.
Haradinaj-Stublla ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë raporte të shkëlqyera.
“Kosova ka shumëçka të mësojë nga Republika e Maqedonisë së Veriut për rrugëtimin e tyre në NATO dhe bashkëpunimi në këtë fushë do të jetë me interes për ne, si shtet aspirant për të qenë anëtar i plotë në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Nga
Telegrafi
25/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































