LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla fillon vizitën zyrtare në Turqi me vendosjen e një kurore lulesh te Mauzoleu i Ataturkut

Haradinaj-Stublla fillon vizitën zyrtare në Turqi me vendosjen e një kurore lulesh te Mauzoleu i Ataturkut

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, paraditen e sotme e filloi vizitën zyrtare në Ankara, me vendosjen e një kurore lulesh tek Mauzoleu i Presidentit të parë të Turqisë Mustafa Kemal Ataturk, në Anitkabir.

Në shënimin protokollar në Librin e Kujtimeve, shefja e diplomacisë kosovare shprehu respektin e thellë për trashëgiminë shtetërore dhe vizionin largpamës të Presidentit Ataturk, që edhe sot frymëzon marrëdhënie të afërta midis Kosovës dhe Turqisë.

Vizita zyrtare e Haradinaj-Stublla në Ankara, me ftesë të homologut të saj, Mevlüt Çavuşoğlu, rikonfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy popujve, si dhe synon thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral Kosovë – Turqi. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori