LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pranon titullin “Misionar i Paqes” dhe medaljen “Golden Ambassador Richard Holbrooke”

Haradinaj pranon titullin “Misionar i Paqes” dhe medaljen “Golden Ambassador Richard Holbrooke”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar titullin “Misionar i Paqes” dhe Medaljen “Golden Ambassador Richard Holbrooke”, që i ndahet nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore.

Me këtë rast, Haradinaj ka deklaruar se sot është një moment ndryshe, dhe një nderë për të.

“Kur vjen ky nderim prej Amerika është vetvetiu më i çmueshëm, pasi që Amerika është engjëlli ynë mbrojtës. Ne do të jemi besnik të idealeve të lirisë dhe paqes të cilave ju prinë Amerika”, tha Haradinaj, transmeton Telegrafi.


Përfaqësuesi i Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Misionit Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore, Agim Shahini, tha se Haradinaj sot po nderohet me një titull të lartë.

“Sot ju do të merrni medaljen e arit të ambasadorit të Ballkanit Richard Holbrooke, kjo është një privilegj por edhe një përgjegjësi në prag të marrjes së përgjegjësisë së madhe për ta udhëhequr shtetin. Ky titull të takon ty nderi i gjithë kombit shqiptar”, tha Shahini.

Ndërkaq guvernatori i Misionit për Paqe dhe Prospirtet, Shefki Hysa tha se vlerësimi që vjen sot për të nuk është vetëm vlerësim për Haradinajn, por vlerësim për gjithë Kosovën, gjithë shqiptarët dhe gjithë Ballkanin.

“Sikur të ishte gjatë Richar Holbrooke sot, besoj de do ta vlerësonte po kaq lartë figurën e Ramush Haradinaj”, tha Hysa.

E në letrën e falënderimit të Misionit Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore, për Ramush Haradinaj thuhej se “I nderuar z.Haradinaj është nderë për mua që të drejtohem përmes kësaj letre vlerësimi për angazhimin, përpjeket dhe sakrificat e tua si luftëtar i paepur i paqes, si faktorë i rëndësishëm stabilitetit në Ballkan. Ju jeni me të vërtetë një hero që i rezituat invazionit serb në Kosovës, i rezituat me dinjitet Gjykatës së Hagës, i rezistuat edhe kurthit të inskenuar në Colmar”, u tha mes tjerash në letër. /Telegrafi/