LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj sot në interpelancë

Haradinaj sot në interpelancë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare ku në rend është ndër të tjera, interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Seanca plenare do të mbahet në ora 10:00.

Rendi i ditës


  • Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  • Koha për pyetje parlamentare,
  • Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,
  • Shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018,
  • Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit,
  • Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,
  • Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016,
  • Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave,
  • Emërimi i një (1) anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore. /Telegrafi/