Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj mori sot pjesë në hapjen e fabrikës për prodhimin e gotave të letrës “BELUX Paper Cups” në Bardhosh të Prishtinës.
Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se i vjen mirë që sot janë bashkuar për një sukses ekonomik të familjes Arifi, e që janë njerëz shumë punëtorë.
“Duke qenë dëshmitar dhe duke e përcjell nga afër rritjen e biznesit të Arbenit, jam mjaftë i gëzuar se po kalojmë në një etapë të re, në prodhim “BELUX Paper Cups”, pra sot po ndodh, është realitet këtu në Bradhosh dhe është rezultat i punës së mundimshme, jo të lehtë, sfiudese, por edhe të suksesshme. Është një investim mbi 1 milion e gjysmë, janë deri tash 70 të punësuar dhe parashihet edhe 30 të tjerë”, u shpreh kryeministri në detyrë, Haradinaj.
Ndër tjerash, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se i falënderon të gjithë ata që nën udhëheqjen e Arbenit, kanë punuar dhe kontribuar që ky biznes të jetë i suksesshëm, të gjithë partnerët e këtij biznesi që janë vendor, pa të cilët Arbeni e kjo kompani nuk do ta kishin suksesin e sotëm, por njëkohësisht falënderoi edhe partnerët e tjerë, ata nga Greqia që ishin prezent në hapje të fabrikës.
“Mund të them se në Kosovë politikat fiskale janë në favor të sipërmarrësve, iu lejon hapësirë dhe mundësi krijimi të vlerës së shtuar, jo të profitit, por mundësisë investuese. Politikat fiskale dhe në përgjithësi politikat ekonomike në vend janë afër prodhuesve dhe i favorizojnë prodhuesit”, theksoi kryeministri në detyrë Haradinaj.
Po ashtu, kryeministri në detyrë Haradinaj, veçoi se para pak ditësh patën nderin të finalizojnë investimin e parë strategjik në Kosovë në bazë të ligjeve tona, SOWI Kosovo, një Park me Erë në energji, Parku i Shalës së Bajgorës, investim prej 170 milionë euro, pra është energji e ripërtëritshme, në harmoni me ambientin, që njëkohësisht është edhe një porosi për investitorët se Kosova është vend interesant për investim për investitorët e vendit, por edhe për partnerët investiv ndërkombëtar.
Drejtori i kompanisë ERC Trade, Arben Arifi, tha se është një ditë e madhe dhe emocion i veçantë që pas shumë dekadash punë e përkushtim sot janë mbledhur të gjithë bashkë për të shënuar këtë ngjarje shumë speciale për ta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës