LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj liron nga detyra zëvendësministrin e akuzuar për korrupsion

Haradinaj liron nga detyra zëvendësministrin e akuzuar për korrupsion

Kryeministri Ramush Haradinaj, sot ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Administratës Publike, Bujar Nerjovaj, pasi është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, i shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Haradinaj këtë e bëri të ditur në një postim të tij në Facebook, ku ka shkruar se lirimi i tij është bërë me kërkesë të Nerjovajt.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendës ministrin e Administratës Publike Z. Bujar Nerjovaj. Lirimi bëhet me kërkesë të tij me qëllim të vazhdimit të procesit gjyqësor. E falënderoj zëvendës ministrin Nerjovaj për punën dhe kontributin në Ministrinë e Administratës Publike”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj.


Dënohet me burgim me kusht për korrupsion ish-drejtori në Prizren, aktualisht zëvendësministër
Lexo po ashtu Dënohet me burgim me kusht për korrupsion ish-drejtori në Prizren, aktualisht zëvendësministër

Ndryshe, ish-drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit si dhe zëvendësministër i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj, është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, pasi është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Mirëpo, dënimi ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori