LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pas takimit me Federicin: Kosova aspiron të jetë pjesë e NATO-s

Haradinaj pas takimit me Federicin: Kosova aspiron të jetë pjesë e NATO-s

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se bashkëpunimi me NATO-n nisi në kohërat më të vështira për popullin e Kosovës, në mars të vitit 1999.

Kështu deklaroi Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, pas takimit që zhvilloi sot me Gjeneralmajor Franco Federici, ku ndër të tjera ka thënë se bashkëpunimi me NATO-n vazhdoi në të gjitha etapat e shtet-formimit.

“Bashkëpunimi ynë me NATO-n nisi në kohërat më të vështira për popullin tonë, në mars të vitit 1999. Ata u vendosën në mbrojtje të popullit të Kosovës e vazhduan me misionin e tyre edhe pas çlirimit. Ky bashkëpunim, vazhdoi në të gjitha etapat e shtet-formimit tonë, avancoi me raporte të ngushta mes institucioneve tona shtetërore dhe KFOR-it, e vlerë e re e këtij bashkëpunimi është Ushtria e Kosovës”, ka thënë ai.


Haradinaj po ashtu u shpreh se do të jenë përherë mirënjohes ndaj NATO-së.

“Falënderova Gjeneralmajor Franco Federici për kontributin e tij madhor në vendin tonë. Jemi mirënjohës të përhershëm ndaj NATO-s, me respektin më të madh për familjet e të gjithë ushtarëve që kanë humbur jetën gjatë misionit në Kosovë. Po ashtu, jemi falënderues për secilin ushtar që vazhdon të shërbejë në Kosovë dhe i sigurojmë familjet se bijtë e bijat e tyre janë në shtëpinë e vet, sepse Kosova bashkë ndjenë me NATO-n dhe aspiron që të jetë pjesë e saj”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori