Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe një herë për incidentin që është përfshirë gjatë manifestimit të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka larguar një grua, e cila kishte dalë në foltore e paftuar, për të marrë fjalën.
Kryeministri e quan si sabotim ngjarjen që ka ndodhur, ku thotë se nuk është hera e parë që i thirrin njerëzit me porosi për të bërë veprime të tilla. Ndërkohë që është shprehur se do ta bëjë publike nëse e merr vesh se nga kush është organizuar një veprim i tillë.
“Nuk është hera e parë që i thirrin njerëzit, ju japin porosi me bë veprime të tilla. Ka plot raste të tilla, që janë duke i bërë. Kur ta gjej kam me ju tregua menjëherë”, tha Haradinaj, raporton KP.
Ndërkohë, ka pasur një përgjigje edhe për ata që kanë deklaruar se kreu i qeverisë përdor dhunë.
“U bë memoriali sot, është ceremoni shtetërore, a ta lajmë pra qaty të vije dikush në foltore, a ta lajmë se po bëjka, se po thonë. Dikush po i jep të drejtë vetës, i kam dëgjuar analistët, ‘përdor dhunë’. A po doni me ju tregu çka është dhuna me mbrojt shtetin. Shikoni çka bëjnë në Amerikë, shikoni para Shtëpisë së Bardhë. A guxon dikush me kalua vijën e caktuar. Nuk është dhunë ajo, mos harroni, dhunë është nëse i dhunon ato norma për të cilat ke ra dakord. Sot aty në ceremoninë e inaugurimit, imagjinoni me dal një budalla e me thënë po dua me fol diçka. Edhe dy herë më keq. Po, nuk e kish bë kurrë më. Çka jam duke ju thënë unë, se nuk është hajgare shteti, nëse dikush po donë me bë hajgare le të shkon ai ose ajo dhe për këtë i kemi nda rolet, dikush është hajgaregji, dikush e ka përnjëmend. Nuk ka me ndodh me i neglizhua kush ato detyra, ato përgjegjësi që i kemi dhe duhet ta kuptojnë të g jithë këtë. E di pse po e flas, se e di që nuk është krejt rastësi që dikush del në foltore në ngjarje shtetërore”, tha ai.
Kreu i ekzekutivit gjatë manifestimit për shënimin e 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, doli dhe largoi një grua nga foltorja, e cila e paftuar mori fjalën.
Gjatë ditës së djeshme Haradinaj ka deklaruar se po të ishte mashkull ndryshe do të sillej me të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit