Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Albin Kurti, në rrethanat siç tha e ka sjellë Kosovën, duke vënë në pikëpyetje partneritetit me aleatët strategjik, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj tha se derisa një ambasador i një vendi mik të thotë se nuk është e vërtet ajo çka ke deklaruar, tregon për situatën e rëndë në marrëdhëniet mes qeverisë dhe administratës së ShBA-së.
“Kur të thotë dikush nuk është e vërtetë për diçka, ju e dini se çka është. Pra kur të thotë se nuk është e vërtet atë çka ka thënë tjetri, ju e dini çka nënkupton kjo. Sa me ardh diskutimi deri në atë nivel sa me i thënë tjetrin nuk është e vërtet diçka është e rëndë në marrëdhënie. Ka mundësi me ndreq çdo gjë me një sinqeritet të ndërsjellë. Presidentja dhe kryeministri mundet me dakorduar një plan disa pikësh, po të isha në vendin e tyre unë jam më pragmatik se të tjerët, do t’i kërkoja amerikanëve listën e punëve që duhet me i kryer për me hy në NATO”, tha Haradinaj.
Andaj sipas tij, zgjidhja e vetme në këtë situatë është shkuarja në zgjedhje të parakohshme.
“Unë mendoj se duhet me u kthy në këtë realitet, pasi ndryshe do të na kushton shumë gjendja. Nëse jo, pse mos me shku në zgjedhje më shpejtë. Një dalje është me ia kthy vendimin sovranit. Ju e dini se unë kam dhënë dorëheqje dy herë, në rrethana pak të detyrueshme por kam dhënë dorëheqje. Do të ishte zgjidhje dorëheqja e kryetarit të qeverisë në situatën që është tash”, shtoi ai.
Haradinaj këto komente i bëri të premten, pasi koalicioni AAK-Nisma, nënshkruan marrëveshjen politike me Listën Konservative, e cila do t’i bashkohet listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.
“Ky bashkim i sotëm është lajm i mirë për Kosovën, është shpresë për ata që dëshirojnë të shohin së pari familjen si institucion, nën kujdesin shtetëror dhe të institucioneve”, theksoi ai.
Në anën tjetër, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se po punojnë të zgjerojnë frontin opozitar, siç tha për ta bërë jetën më të mirë të qytetarëve.
“Ne po vazhdojmë atë që kemi proklamuar zgjerimin e një fronti opozitar, edhe sot si dje, njerëzit e vullnetit të mirë, njerëzit që duan ndryshimin dhe nuk duan të qëndrojnë vëzhgues për zhvillimet aktuale në vend po bashkohemi bashkë dhe po e zgjerojmë këtë front me një objektiv që të bëjmë më mirë jetën e njerëzve tanë”, theksoi Limaj.
Në anën tjetër, kryetari i Listës Konservatore, Abdullah Klinaku, tregoi arsyen e bashkimit me koalicionin AAK-Nisma.
Ai tha se ky bashkëpunim është i bazuar në besimin në Zot dhe nga dashuria për atdheun.
“Ky bashkim i joni si konservator me këtë bllok opozitarë është i motivuar nga besimi në Zot, nga dashuria për atdheun dhe nga përkushtimi për vlerat që ka kultivuar familja jonë tradicionale. Si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe kësaj afërsie që e kemi pas me kryetarin Haradinaj e kemi pa përkushtimin e tij për t’i mbrojtur vlerat e familjes”, deklaroi Klinaku./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit