LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Është dashur të reagoj më herët për vendimin e KShC-së lidhur me akreditimet, aty ka dallavere dhe mafi

Haradinaj: Është dashur të reagoj më herët për vendimin e KShC-së lidhur me akreditimet, aty ka dallavere dhe mafi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për vendimin e bordit të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë lidhur me mos akreditimin e tri universiteteve publike, atij në Pejë, Prizren, Mitrovicë, dhe të disa kolegjeve private.

Ai ka thënë se reagimi i tij ka ardhur për shkak të familjeve që kanë jetë mesatare dhe të atyre të varfra, pasi që sipas tij fëmijët e këtyre familjeve nuk do të mund të regjistrohen këtë vit.

“Për mua si kryeministër është i papranueshëm fakti që maturantët e Pejës, Prizrenit, Mitrovicës, të familjeve që janë të varfra ose mesatare mbesin pa u regjistruar këtë vit. Këtë problem që ta zgjidhim duhet të angazhohemi, por nuk e pranoj faktin që familjet e varfra ose mesatare që nuk kanë kushte që këta fëmijë t’i dërgojnë në Prishtinë sepse rritet kosto të mbesin pa u regjistruar në fakultet. Kjo ka merituar mënyrë tjetër të zgjidhjes”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.


Haradinaj ka thënë se reagimi i tij ishte i vonshëm pasi që sipas tij sado që KShC është institucion i pavarur, brenda ka grup mafioz.

“Unë jam nga Prishtina, dhe e di çka do të thotë për një fëmijë që është shembull nga Shala në këto kushte të papunësisë. Nëse këta më thonë po ngutesh kryeministër unë iu them atyre që jam vonuar pak pa e ngritur zërin. Ndoshta ka dallavere me universitetet private e nuk kanë marr numër të duhur në këto universitete, pastaj në emër të cilësisë i mbyllin universitetet publike. E di që kanë me na kritiku sepse është institucion i pavarur por e dimë çfarë mafie ka aty. Ka vërejtje për cilësi, kritikë, por nuk mund të merren këto vendime për fëmijët e familjeve mesatare. E dini Opojen, Hasin e këto”, është shprehur ai.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, këto deklarata i bëri pas takimit që pati me një delegacion nga Britania e Madhe.

Ndryshe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) përmes një kumtese ka reaguar, pas deklarimit të kryeministrit Haradinaj se “është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren”.

Në reagimin e ORCA thuhet se mos akreditimi institucional do të thotë pamundësim i regjistrimit të studentëve vetëm për këtë vit, ndërkohë që këto institucione do të vazhdojnë të punojnë normalisht madje duke u përgatitur për aplikim për akreditim sërish vitin e ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori