Haradinaj, gjatë një konference me gazetar, lidhur me këtë çështje ka thënë se drejtësia në Kosovë nuk është duke vepruar si duhet, sepse sipas tij në çdo demokraci normale pjesëtarët e rendit është dashur që të veprojnë menjëherë pas deklaratave të dhëna nga dëshmitari i kësaj DVD je.

"Sa i përket DVD-së së djeshme është një ngjarje, po them e ndjeshme për Kosovën në të gjitha dimensionet e mundshme, do të kujdesem për komente, mirëpo është për çudi që drejtësia nuk po vepron, në kuptimin që në disa veprime që kanë qenë të nevojshme. Nuk ka logjik që njeriu në qendër të qytetit ose të kryeqytetit, me thënë që kamë bërë këtë dhe këtë dhe ai me vazhdu lirshëm. Çdo demokraci normale pjesëtarët e rendit e kishin pritur atë më andej dhe e kishin legjitimuar dhe e kishin ftuar për me vazhduar bisedën, për çka ka deklaruar ai, se a qëndrojnë a nuk qëndrojnë", ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, kjo që nuk ka ndërmarrje të caktuar të mekanizmave të ligjit, të mekanizmave të rendit, është shqetësuese për vendin, ndërsa për aspekte të tjera se a është e vërtet apo jo, ai tha se kjo i mbetet organizmave të drejtësisë, duke theksuar se kjo çështje është e ndjeshme dhe po i shkakton dëm vendit, me mos reagimin e mekanizmave adekuat. /rtv21/