LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj deputetëve: Nxirrni një ligj për faljen e gjobave për bizneset që u gjobitën këta 15 muaj

Haradinaj deputetëve: Nxirrni një ligj për faljen e gjobave për bizneset që u gjobitën këta 15 muaj

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, iu ka bërë thirrje gjithë deputetëve që të nxjerrin një vendim për faljen e gjobave për të gjitha kategoritë biznesore.

Në një postimi në Facebook, Haradinj shkroi se përtej politikave ditore, duhet marrë një vendim i drejtë dhe duhet dëshmuar uniteti në përkrahje të qytetarëve.

“Të nderuar ish-kolegë deputetë, Ju bëj thirrje që të nxirrni një vendim për faljen e gjobave për të gjitha kategoritë biznesore që u gjobitën gjatë këtyre 15 muajve. Përtej politikave ditore, merreni një vendim të drejtë dhe dëshmoni unitet në përkrahje të qytetarëve tanë”, u shpreh ai.


Ndryshe, anëtarët e Kuvendit do të mblidhen nesër në orën 12:00 për të diskutuar pikat e rendit të ditës dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Në një nga pikat e rendit të ditës në mbledhjen që do të mbahet nesër nga ora 12:00 nga Kryesia e Kuvendit, do jetë edhe interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për faljen e gjobave ndaj bizneseve që kanë shkelur masat anti-Covid.

Partia Socialdemokrate (PSD) ka bërë me dije se përmes një peticioni i cili tashmë ka marrë mbi 5 mijë nënshkrime, sapo të arrihen 10 mijë persona pro peticionit, ky i fundit do të dërgohet në Kuvend./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Kalo në kategori