Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur optimist se partitë e koalicionit do ta respektojnë vendimin e Qeverisë, për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Gjatë një vizite në komunën e Mamushës, Haradinaj gjithashtu ka thënë se duhet të rritet kontrolli kufitar, që të mos lejohet kontrabanda.


Shefi i ekzekutivit ka deklaruar se vendimi ishte marrë si përgjigje ndaj shtetit serb, transmeton Telegrafi.

“Vendimi është marrë si reaksion ndaj qasjes së Serbisë, por është ditë që ka reaksion në ekonominë e vendit sidomos në ekonominë prodhuese, por duhet të bëhet kujdes me sipërmarrësit tonë dhe duhet të rritet kontrolli kufitar që mos t’i lejojmë të hyjnë mallrat paligjshëm. Ne i kemi pikëpamjet që është më mirë me heq, por besoj që vendimin do ta respektojnë pasi që është vendim i Qeverisë”, deklaroi Ramush Haradinaj.

Kryeministri për taksën foli edhe sot gjatë ditës. Ai tha se nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, atëherë ky vendim nuk do të tërhiqet asnjëherë. /Telegrafi/