Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e njëvjetorit të vdekjes së veteranit të luftës së UÇK-së, Hilmi Haradinaj, që njëherësh është edhe babai i kryeministrit.

64283438 1219023048222107 502817791347261440 n


Haradinaj në një status në Facebook ka shkruar se e kanë kujtuar dhe nderuar.

64211354 1219023104888768 9145028032329678848 n

"Në Kullën tënde, Plak
Në shtëpinë e mikut dhe Zotit, siç TI na e mësove.
Të kemi kujtu e nderu, sot", ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj.

64402405 1219023294888749 8882717307067957248 n

Në këto homazhe kanë qenë të pranishëm edhe qytetarë të shumtë dhe pjesëtarë të FSK-së./Telegrafi/