Hapet zyrtarisht iGjirafa | Apple Authorized Reseller në Prishtina Mall

Dyqani i parë iGjirafa | Apple Authorized Reseller në Kosovë është hapur sot në Prishtina Mall, duke shënuar një moment të rëndësishëm për tregun e teknologjisë dhe për prezencën zyrtare të Apple në vend.
Hapja ka mbledhur dhjetëra të ftuar nga komuniteti i biznesit, teknologjisë dhe medias, të cilët patën mundësinë të shohin nga afër konceptin e ri premium të ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare të Apple.
Përvojë premium, dizajn modern dhe produkte origjinale
Dyqani i ri ofron një ambient modern dhe minimalist, me instalime të teknologjisë së fundit, ekrane interaktive dhe zona të dedikuara për testimin e produkteve.
Sipas organizatorëve, iGjirafa është dizajnuar për të ofruar një përvojë të rafinuar të blerjes, shërbim profesional dhe akses në:
Produktet më të fundit të Apple: Aksesoret origjinale, Konsultime profesionale dhe mbështetje të certifikuar
Oferta ekskluzive të hapjes
Në hapje, vizitorët panë nga afër ekspozimin e produkteve të reja, përfshirë iPhone, Mac, iPad, Apple Watch dhe aksesorë të ndryshëm të linjës Apple.
Një hap i madh për tregun vendor të teknologjisë: Me hapjen e këtij dyqani, Kosova i bashkohet rrjetit ndërkombëtar të Apple Authorized Reseller, duke u mundësuar konsumatorëve: produktet origjinale me garanci zyrtare, shërbime profesionale, një qendër të certifikuar për blerje dhe konsultim.
iGjirafa vjen si investim strategjik i kompanisë Gjirafa, duke rritur standardet e tregtisë së produkteve premium në vend.
Hapja zyrtare u mbajt sot me 24 nëntor 2025, ora: 18:00
Vendi: Prishtina Mall, Kati 0
Dyqani tashmë është i hapur për të gjithë vizitorët.


















































