​Është hapur Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit, Ushqimit dhe Pijeve “Agrokos”, në të cilin po marrin pjesë mbi 100 kompani nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Bekim Xhafa nga CEO theksoi rëndësinë e panairit për promovimin e produkteve dhe për shkëmbimin e kontakteve me partnerë.


Po ashtu edhe përfaqësuesi i Odës Ekonomike të Federatës së Bosnjës, Emir Pashiq, theksoi se në këtë panair po marrin pjesë 17 kompani nga ky shtet, sipas të cilit shkrehin interes për bashkëpunim.

agrokos1

Ndërsa, përfaqësuesja e Odës së Afarizmit të Kosovës, Qëndresa Ibrahimi, tha se panairi është një ngjarje me rëndësi për zgjerim të biznesit dhe krijimin e kontakteve me partnerë.

agrokos

Ajo ka ftuar bizneset që t’i japin prioritet edhe sektorit të bujqësisë, ngaqë është shtytës i zhvillimit.

agrokos2

Gjithashtu pjesë e këtij panairi janë edhe kompani që merren me paketimin, ambalazhimin e produkteve bujqësore, si dhe institucionet shtetërore e financiare që me politikat e tyre ndikojnë në zhvillimin e sektorit te agrobiznesit.

Panairi i edicionit 19-të do të jetë i hapur prej 23-25 tetor në sallën “1 Tetori”. /KP/