Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëkohësisht Koordinatorit Nacional për kontrollin e armëve të lehta dhe eksplozivëve, Blerim Gashani së bashku me Policinë e Kosovës, përfaqësuesit e UNDP-së, përfaqësuesit e BE-së si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare bënë hapjen e ceremonisë zyrtare për shkatërrimin e dhe pajisjeve të ndryshme të paligjshme në Republikën e Kosovës.
Në këtë ceremoni në fjalën hyrëse zëvendësministri Gashani tha se Kosova sërish rithekson përkushtimin e fuqishëm që të zbatojë standardet më të larta ndërkombëtare për kontrollin e armëve, përkatësisht luftimin e posedimit të paligjshëm të armëve dhe municionit dhe në të njëjtën kohë, Kosova demonstron përkushtimin e fuqishëm që të luftojë të gjitha llojet e paligjshme të trafikimit me armë.
Gjithashtu ai tha se “Kosova është e përkushtuar në zbatimin për Udhërrëfyesit Rajonal për një zgjidhje të qëndrueshme të posedimit të paligjshëm, keqpërdorimit dhe trafikimit të armëve të zjarrit dhe municionit të tyre në Ballkanin Perëndimor dhe të planit të veprimit të Strategjisë Kombëtare të Kosovës për Kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta si dhe eksplozivëve”.
“Zëvendësministri Gashani theksoi se është bërë progres i jashtëzakonshëm, dhe shkatërrimi i këtyre armëve të paligjshme tregon vendosmërinë e shtetit tonë për të eliminuar potencialin e dhunës dhe për të siguruar një të ardhme më të ndritshme për Kosovën dhe qytetarët e saj”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Në fund të fjalimit zëvendësministri Gashani shprehu mirënjohjen ndaj partnerëve ndërkombëtarë e në veçanti për UNDP-në dhe SEESAC, mbështetjen dhe bashkëpunimin e të cilëve kanë qenë të rëndësishme për të arritur këtë nivel duke pasur parasysh përpjekjet tona të përbashkëta që pasqyrojnë përkushtimin e përbashkët për paqe, siguri dhe sundimin e ligjit, si dhe përfaqësuesit nga BE dhe nga përfaqësuesit e shteteve të Gjermanisë, Holandës, Francës, Suedisë, Norvegjisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Policia e Kosovës ka shkatërruar 993 armë, prej tyre 372 armë të gjata dhe 621 shkurta të cilat kanë pasur vendime përkatëse të gjykatave./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa