LAJMI I FUNDIT:

Hapen korridoret humanitare në qytetet e rrethuara nga forcat ruse në Ukrainë

Hapen korridoret humanitare në qytetet e rrethuara nga forcat ruse në Ukrainë

Një sërë korridoresh humanitare në Ukrainë, përfshirë ato në qytetet e rrethuara Mariupol dhe Zaporizhzhia, janë hapur sot, ka njoftuar zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.

Ajo shtoi se shpreson që Rusia do të mbajë premtimin për armëpushim. Madje Vereshchuk theksoi se Ukraina planifikon të evakuojë banorët nga disa qyteza dhe fshatra në rajonet e Kievit dhe Sumy, si dhe në disa ku po zhvillohen luftime të ashpra, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se dita do të shkojë mirë, të gjitha korridoret e planifikuara do të hapen dhe Rusia do të përmbush obligimet për të garantuar një armëpushim”, tha ajo në një video të publikuar, ku iu drejtua kombit ukrainas.


Përpjekjet për të siguruar kalim të sigurtë për banorët e Mariupolit vazhdimisht kanë dështuar gjatë kësaj jave, pasi ushtria ruse nuk ka respektuar armëpushimin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
OBSH miraton testin e parë diagnostikues të Lisë së majmunit për përdorim emergjent

OBSH miraton testin e parë diagnostikues të Lisë së majmunit për përdorim emergjent

Botë
Kalo në kategori