LAJMI I FUNDIT:

Hapen hapësirat e reja të Ambasadës së Sllovenisë në Maqedoni

Hapen hapësirat e reja të Ambasadës së Sllovenisë në Maqedoni

Ministrat e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe të Maqedonisë, Miro Cerar dhe Nikolla Dimitrov bashkërisht me ambasadorin e Sllovenisë në vend Milan Jazbec, sot në mënyrë solemne hapën hapësirat e reja të Ambasadës së Republikës së Sllovenisë në Shkup.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë në fjalimin e tij theksoi se Maqedonia nga Sllovenia ka mjaft për të mësuar, sepse ka model të suksesshëm ku Maqedonia do të përpiqet, për shkak se dëshiron të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së me demokraci evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo nuk do të jetë lehtë, por do ta bëjmë. Rruga nuk është e lehtë, në secilin rrugëtim është më lehtë kur miqtë janë me ne. Kjo është rast special dhe këto janë hapësira më të mëdha të Ambasadës. Do të përpiqemi që edhe miqësinë tonë ta bëjmë më të madhe nëse kjo është e mundur”, tha Dimitrov.


Cerar: Sllovenia do të mbështet Maqedoninë në rrugën euroatlantike
Lexo po ashtu Cerar: Sllovenia do të mbështet Maqedoninë në rrugën euroatlantike

Ministri i Sllovenisë, Cerar theksoi se me kënaqësi dëgjon se Sllovenia shërben si shembull për Maqedoninë në fusha të ndryshme, por ceku se Qeveria e Maqedonisë me aktivitet e veta në vitin e fundit dhe me të gjitha aspektet që i bën për të siguruar gjeneratat e tashme dhe të ardhme të kenë jetë më të mirë dhe të bëhen pjesë e BE-së.

‘Shpresoj se ky proces do të jetë i suksesshëm, për këtë shkak jemi këtu të shprehim përkrahjen tonë të plotë për ndryshimet kushtetuese dhe përpjekjet e aktiviteteve drejt jetesës së re në vendin tuaj në harmoni me familjen evropiane. Do të propozojmë të ju përkrahim në BE dhe në të gjitha mënyrat tjera”, theksoi ministri Cerar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori