Hana Cakuli, këngëtarja e baladave të mrekullueshme i ka munguar për një kohë skenës, duke mos qenë aktive me publikimin e projekteve të reja muzikore, mirëpo prapëseprapë ajo asnjëherë nuk është tërhequr tërësisht nga muzika.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin këngëtarja ka folur rreth rikthimit të saj në muzikë, si dhe arsyen pse është larguar për kaq kohë. Ajo ka treguar se primare për të kanë qenë studimet master në Gjermani, teksa më pas martesa, dhe tani e gjithë mrekullia e saj mban emrin “Elena dhe Dorela”
Hana, u bën disa vite larg muzikës. Na thuaj pak sa ju ka munguar skena?
Skena është vendi më i shenjtë për mua, kështu që e kam ndjerë mungesën. Edhe pse, të jemi më specifikë, nuk kam qenë plotësisht e shkëputur, kam pasur kohë pas kohe paraqitje si në Mynih ashtu edhe në Prishtinë, por tejet më të rralla se zakonisht, duke qenë se prioritet e kisha masterin, kurse tani vajzat e mija binjake.
Keni shënuar së fundmi rikthimin tuaj në një koncert humanitar. Mund të na tregosh si ishte ndjenja të rikthehesh pas kaq vitesh në skenë?
Po, ishte rikthimi i parë më i madh në skenë pranë kolegëve të mi të mëhershëm. Ishte shumë kënaqësi të rikthehesha në një mes artistesh që i vlerësoj, poashtu të isha në mesin e organizatorëve të Zyrihut që po mblidhnin mjete për familjet kosovare.

Si ju priti publiku, dhe a ju kishin munguar duartrokitjet?
Publiku dukej i kënaqur dhe po këndonin bashkë me mua gjatë kohës që performoja. Më shumë se duartrokitjet, kjo është ajo që më mungon nga skena – lidhja emocionale me publikun përmes këngëve.
A do të thotë kjo që tashmë Hanën do ta shohim më shpesh me angazhime të ndryshme në muzikë?
Do të thotë që jam në hapat e parë të rikthimit. Dhe ç’është e rëndësishme për mua është që sa rikthehem ndaj publikut shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi e anë e mbanë trojeve tona, dua të punoj në paraqitjet e mija në Gjermani dhe para publikut internacional.
Dimë që jeni e martuar dhe keni fëmijë. Na thuaj pak si është për ju ndjenja e të bërit nënë dhe angazhimi me fëmijë gjatë ditës?
Është një ndjenjë e ngrohtë që vetëm familja mund të ta japë. Dhe të jesh nënë e të angazhohesh për fëmijë është përgjegjësia më e madhe. Është kënaqësi të luash me ta dhe të shofësh tek përparojnë.
Si është një ditë e zakonshme e juaja?
Dita ime e ka emrin “Elena Dorela“(qesh). Përkushtimi im është momentalisht maksimal ndaj binjakeve të mija dhe dita ime është përplot me lojëra fëmijësh, këngë fëmijësh, ushqime të tyre, qumësht, etj. E gjithë infrastruktura e shtëpisë dhe produktet kanë të bëjnë me fëmijë, kështu që mund ta paramendoni (qesh).

Duke qenë se jetoni në Gjermani, sa ju mungon Ulqini, dhe a shkoni herë pas here në vendlindjen tuaj?
Normalisht që më mungon, shkoj sa herë të kem mundësi. Vera është atje më e bukura, siç e dijnë edhe shumë turistë, andaj verës e shijoj më së tepërmi.
Publiku ju mban mend për baladat e mrekullueshme: “Simbol”, ‘U shërova”, “Kopshti” etj. Si ndjeheni kur edhe pas kaq vitesh publiku i mban mend këto këngë magjike dhe i këndon me kënaqësi?
Gëzohem që vazhdojnë të pëlqehen e të mbahen në mend. Fundja, ky është dhe qëllimi im në muzikë – të bëj këngë që mbahen mend gjatë dhe që kanë edhe në jetën e dëgjuesit një domethënie speciale (ashtu siç e kam pasur unë gjithmonë lidhjen me muzikën dhe këngët e këngëtarëve që i kam dëgjuar).
Çfarë mendimi keni për tregun muzikor shqiptar. E keni përcjellur ndopak gjatë këtyre viteve?
Mendoj se jemi shumë në hap me kohën. Zhanri Pop, R’n’B dhe Hip Hop dita-ditës po zhvillohen dhe janë në trend apo të paktën në tendencë me tregun botëror. Mendoj se kemi mjaft artistë të talentuar në të gjithë këto zhanre, si në këndim, ashtu në paraqitje, e të mos harrojmë edhe kompozitorë e producentë të mrekullueshëm që vazhdojnë i dhurojnë muzikë të pashterur tregut shqiptar.
Po albumet, a mendon se vlejnë sot në treg?
Në treg ndoshta jo dhe aq. Mendoj se është një përmbledhje e mirë për artistin vet, kurse për treg nuk besoj se ka aq peshë.
Cilat janë dëshirat e tua për vitin 2017?
Të jetë një vit sa më produktiv në të gjitha sferat.
Ku do ta presësh Vitin e Ri? Në Gjermani? Me familje?
Me familje po, kurse detajet tjera nuk do t’i diskutoja.
Hana, të falënderoj shumë që ishe në këtë intervistë. Për fund, çfarë mesazhi do ju jepje lexuesve, dhe cili është urimi yt për 2017-tën?
Faleminderit shumë juve për intervistën dhe pyetjet. Është gjithnjë kënaqësi të jem pjesë e Telegrafit. Lexuesit i falenderoj për kohën dhe të gjithëve i uroj një vit sa më të qetë, të bujshëm dhe me përplot shëndet e dashuri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Gjëja e parë që shihni në foto tregon se cila është frika juaj më e madhe

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa