Ministri i Financave, Bedri Hamza, po qëndron për vizitë zyrtare në Austri, ku me ftesë të ministrit të Financave të Austrisë, Hartwig Löger, po merr pjesë në konferencën ministrore për reformat në sistemin financiar, e cila po mbahet në Vjenë.
Ministri Hamza gjatë prezantimit në panel në kuadër të kësaj konference, ka prezantuar reformat më të mëdha që janë bërë deri më tani në fushën e financave në Kosovë. Ai me këtë rast solli në mendjen e të pranishmëve që Kosova është dashur që të ndërtojë sistemin e vetë financiar që nga zero-ja.
“Përkundër vështirësive, kjo na ka ofruar një mundësi që shumë praktika të mira t’i integrojmë në strukturën e sistemit tonë nga niveli lokal dhe qendror, nga një sistem i centralizuar në sistem të decentralizuar me përgjegjësi mirë të definuara në menaxhimin financiar, duke përfshirë edhe sistemin e kontrollit”, tha Hamza.
Ai bëri të ditur se në vitin e fundit në Kosovë kemi përmirësuar keqklasikimet ekonomike në vlerë prej rreth 2.5% të totalit të shpenzimeve buxhetore. Në të njëjtën kohë, kemi përmirësuar edhe konsolidimin e entiteteve jashtë-buxhetore.
“Kemi bërë edhe shumë përmirësime në transparencë. Kemi filluar me raportimin e serive mujore që janë lehtë të qasshme për publikun, buxhetin e qytetarëve, ndërsa së shpejti do të publikojmë një portal të avancuar transparence buxhetore, që mundëson edhe vizualizimin e të dhënave financiare dhe buxhetore”, theksoi ai.
Hamza bëri të ditur gjithashtu se Kosova gjatë dekadës së fundit ka institucionalizuar katër rregulla fiskale për mbarëvajtjen e stabilitetit makro-fiskal.
Në përfundim të fjalimit të tij në konferencën ministrore që po mbahet në Vjenë, Ministri Hamza ritheksoj edhe njëherë nevojën e shfrytëzimit të ditëve të mira fiskale për ta sforcuar sistemin e llogaridhënies dhe transparencës si dhe domosdoshmërinë e vlerësimit të reformave kontabël si vegël për zhvillim e jo si reformë teknike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Posta Gjermane shkurton 8.000 vende pune

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa