Hamilton fiton garën për çmimin e madh të Francës, rimerr kryesimin në F1

Piloti britanik, Lewis Hamilton ka fituar garën për çmimin e madh të Francës.
Hamilton i është kthyer fitoreve në garat në Formula 1.
Piloti britanik ka arritur ta fitojë garën interesante për çmimin e madh të Francës.
Britaniku ka pasur kohën më të mirë, duke arritur të lë pas vetes Verstappen me bolidin Red Bull.
Në vendin e tretë në këtë garë ka arritur të dalë piloti i Ferrarit, Kimi Raikkonen.

"Ndjehem shumë mirënjohës për një fundjavë të solide".
"Ishte një e diel e bukur. Të diel të lumtur të gjithëve", ka thënë Hamilton pas garës.
Ndryshe, me këtë fitore britaniku ka marr përsëri kryesimin në F1 duke lënë pas vete gjermanin Sebastian Vettel. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































