Më 7 tetor 2023, kur autoritetet politike të Shqipërisë pothuajse në unison ndër veti dhe me botën demokratike po dënonin sulmin barbar të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit, Organizata e Bashkëpunimit Islamik (Organization of Islamic Cooperation, OIC) publikoi një deklaratë me titull: “OIC dënon vijimin e agresionit ushtarak të Izraelit kundër palestinezëve dhe afirmon se vijimi i pushtimit është shkaku i destabilitetit”.
Përderisa deklarata e OIC-së ka kaluar në heshtje nga autoritetet e vendit tonë, mbetet legjitime pyetja se cilat qëndrime të tyre duhen konsideruar seriozisht: ato që u shprehën me deklarata në Tiranë apo ato që u shpërndanë nga qendra e organizatës në Xhedah të Arabisë Saudite, në të cilën bën pjesë edhe Shqipëria?
Një shqetësim i tillë merr shkas edhe nga disa demonstrime të padenja të qarqeve të caktuara në Shqipëri, Kosovë apo në Maqedoni, të cilat nxituan të shprehin njëfarë solidariteti me terroristët e Hamasit, krejt në ngjashmëri me shfaqjet e simpatisë ndaj Hamasit që u panë edhe në Serbi nën moton “Kosova është Serbi dhe Palestina është shtet”.
Janë pikërisht këto përkime alarmante, të cilat më nxitën të shkruaj këto radhë, me shpresën se një reflektim i thellë shoqëror duhet të vijojë.
Historia e kontrabandimit ilegal të Shqipërisë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, OBI, ka rrënjë të thella, që nisin me simpatinë e thekur të diktatorit komunist Enver Hoxha për botën arabe, të përshkruar në librin e tij “Shënime për Lindjen e Mesme”, por bëhet konkrete me letrën famëkeqe të Ramiz Alisë drejtuar Mbretit të Arabisë Saudite, të datës 17 maj 1991, në të cilën ai, pasi theksonte se Shqipëria “i kushton një vëmendje të veçantë lidhjeve të saj me botën islamike dhe mbi të gjitha me Arabinë Saudite”, shpresonte “në mbështetjen e vëllait tonë Fahd” … për mundësinë e bashkimit një ditë të Shqipërisë me Organizatën e Konferencës Islamike. Dhe, në vijim të kësaj, ata që ulërinin për “Shqipërinë si gjithë Evropa” nxituan me hapa konkretë duke e bërë atë, vetëm disa muaj më vonë, më 7 dhjetor 1991, vëzhguese në Organizatën e Konferencës Islamike dhe anëtare me të drejta të plota që në orët e para të “demokracisë” më 2 dhjetor 1992.
Në këtë mënyrë, aspirata e Shqipërisë u kompromentua që në minutat e para të “demokracisë”, kur ajo, në vend të Brukselit, mbërriti në Xhedah, duke mbetur ende dhe sot një parodi e hidhur. Rreshtimi i Shqipërisë në OBI përfaqëson një akt flagrant antikushtetues, që për arsye që mbeten më shumë se misterioze, ka gjetur konsenusin e heshtur, por të përgjithshëm të drejtuesve politikë të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri më sot. Edhe pse ata nuk kanë lënë t’u shpëtojë rast për t’u konfliktuar keqas mes veti, nuk e vunë asnjëherë në diskutim aktin e paprecedentë të përfshirjes së Shqipërisë në një organizatë afro-aziatike, me të cilën ajo nuk mund të ketë kurrfarë lidhjeje. Kjo përfshirje e Shqipërisë është krejtësisht në kundërshtim me Kushtetutën e saj dhe me vokacionin e popullit shqiptar.
Në nenin 121 të Kushtetutës sanksionohet se anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare duhet të ratifikohet me ligj. Por, në fakt, asnjëherë Kuvendi i Shqipërisë, që përfaqëson vullnetin e popullit shqiptar, nuk ka votuar për këtë anëtarësim. Në këto kushte ilegaliteti, Shqipëria vijon që nga viti 1992 që të jetë i vetmi vend anëtar evropian i një organizate që bën bashkë rreth një kauze islamike vende nga Afrika dhe Azia. Ky rreshtim i Shqipërisë në OIC, që i ngjan më shumë një kontrabandimi se sa anëtarësimi, është krejtësisht antikushetues, çorientues, përçarës dhe krejtësisht i palidhur me interesat themelore të kombit shqiptar. Ai shkon në kahun e kundërt të karakterit laik të Republikës së Shqipërisë dhe të thelbit të identitetit të shqiptarëve, që bazohet tek vlerat kombëtare, njëra prej të cilave është edhe harmonia ose vëllazëria fetare.
Për shqiptarët është me rëndësi të njihet fakti se rreshtimi i Shqipërisë nuk ka sjellë ndonjë efekt të dukshëm as në marrëdhënien e OBI me Kosovën. Nga 57 vende anëtare të saj, 19 prej tyre, ose më shumë se një e treta ende nuk e njohin zyrtarisht atë. Sigurisht që ka shumë argumente të tjera që flasin për absurditetin e rreshtimit të Shqipërisë në këtë organizatë, për të cilat nuk është vendi këtu. Por, ajo që ka rëndësi absolute është nevoja e vendosjes së kushtetutshmërisë në sjelljen e shtetit shqiptar. Çështja e marrëdhënies së Shqipërisë me Organizatën e Bashkëpunimit Islamik nuk mund të konsiderohet si një hipotekë fatale, as e Ramiz Alisë dhe as atyre të tjerëve që e zbatuan projektin e tij në mënyrë ilegale.
Është detyrë e Kuvendit të Shqipërisë që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zbatimin e Kushtetutës në këtë rast. Shqipëria është vend evropian dhe evropiane duhet të jenë edhe aleancat edhe rreshtimet e saj. Shqipëria është një vend laik dhe, për këtë arsye, nuk mund të përfshihet në organizata fetare të çfarëdo lloji, për aq kohë sa dëshiron t’i mbajë të bashkuar si përherë qytetarët e saj. Shqipëria është një vend i respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe si e tillë nuk ka se çfarë kërkon mes vendesh që udhëhiqen nga doktrina dhe legjislacion krejt i ndryshëm nga ai i botës perëndimore.
Çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë është i thirrur që të studiojë këtë situatë absurde politike e kushtetuese si dhe të ndërmarrë hapat e nevojshme në Kuvend apo pranë Gjykatës Kushtetuese për të ndrequr këtë anomali të pakuptimtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Policia në Serbi bastis organizatat e shoqërisë civile të financuara nga USAID

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania