Humanisti Halil Kastrati ka thënë se vendimi për ndarjen e 28 shtëpive për familjet e varfra me 28 nëntor ishte vendim i tij.
“Ne kemi bërë marrëveshje me komunat për ndërtimin e mbi 50 shtëpive, por unë vet kam marrë vendim që të ndajmë 28 shtëpi me 28 Nëntor”.
Kastrati në emisionin “Dossier D” me Fidan Ramën në RTV Dukagjini ka thënë se janë të mirëpritur politikanët në momentin kur ndahen shtëpitë, por nëse nuk kanë qëllim përfitime politike.
“Nëse s’kanë qëllime për të përfituar politikisht, është mirë të jenë edhe politikanët edhe biznesmenët, sepse në ato momente zbuten zemrat…Le ta shohin edhe ata se si është gjendja sociale në Kosovë”.
Humanisti thotë se gjendja sociale në Kosovë është gjithnjë e më e rëndë, pasi çdo ditë ka kërkesa të reja që kërkojnë ndihmë.
“Ne ditën që ndamë 28 banesa na erdhën 50 kërkesa të tjera për ndihma”.
Kastrati e ka përsëritur se falë ndihmës së veprimtarit dhe humanistit, Riza Lluka, ka filluar aktivitetin shoqata “Jetimet e Ballkanit”.
“Kemi filluar si kuzhinë humanitare, por nuk e kemi menduar se do të arrijmë ku jemi. Prej tri vjetësh ne kemi filluar të ndërtojmë edhe shtëpi. Kemi ndërtuar rreth 200 shtëpi që nga ajo kohë”.
Humanisti ka thënë se organizata ka funksionuar falë ndihmave të donatorëve, por të vetmet donacione nga jashtë që i kanë pranuar ishin ato nga KFOR-i gjerman.
Kastrati thotë se Riza Lluka ka ofruar në kuzhinën tonë biznesmen shume të rëndësishëm.
“Ka thirrur Gacaferrin dhe e ka njoftuar se është hapur një kuzhinë, u ka thënë se nuk kanë inventarin e mirë dhe ata na e kanë sjellë kuzhinën. Ka vepruar njëjtë edhe me Devollët edhe biznese tjera”.
“…Behgjet Pacolli poashtu ka qenë nga fillimi donator. Por mos të harroj që edhe këngëtari Ramadan Krasniqi ka paguar qiranë e kuzhinës në Pejë dhe ka ndihmuar edhe me vaj”.
Kastrati thotë se “Jetimat e Ballkanit” kanë ndërtuar shtëpi në të gjitha trojet shqiptare. Ai thotë se shtëpitë apo banesat ndërtohen varësisht sipas nevojave që kanë familjet.
“Zakonisht shtëpitë janë 75 metër katrorë, por ka raste kur kemi ndërtuar deri në 115 metra katrorë. Një familje në Mal të Zi i kishte 11 anëtar dhe ajo kishte nevojë për shtëpi më të madhe”.
“Nevojtari nuk ka komb, racë apo fe. Ne u kemi dhuruar komunitetit turk, boshnjak et. Kemi ndërtuar shtëpi në Gjakovë një pjesëtari të komunitetit katolik, por nevojtari mbetet nevojtar”.
Humanisti ka treguar se donacionin më të madh e ka dhuruar një djalë nga Gjilani në shumën prej 60 mijë euro.
Nga politikanët Halil Kastrati ka thënë se pos Behgjet Pacollit, emrat që ai i mban në mend janë Mërgim Lushtaku me babin e tij Sami Lushtakun dhe Bekim Haxhiu-Kamishi që ka ndihmuar me 2 mijë euro.
“Nuk dua t’i hyjë në hak asnjë politikani sepse listat i përgatit stafi. Behgjet Pacolli tashmë është një donator i rregullt. Ka ndihmuar edhe Mërgim Lushtaku me babain e tij. Por, unë e mbaj mend se tash së fundmi deputeti Bekim Haxhiu- Kamishi ka dhuruar 2 mijë euro për ndërtimin e një shtëpie”, tregon më tej humanisti Halil Kastrati./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi