Dy artistët e njohur të estradës, Majk dhe Capital T, janë gati për t'u kthyer me një hit, pas bashkëpunimeve të shumta që realizuan së bashku.

Të njëjtit tash e disa kanë nisur xhirimet e klipit të ri, ndërsa siç mësohet projekti i tyre pritet të lansohet sot (e mërkurë).


Këtë e bëri të ditur vet reperi Majk me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

74715142 2430355727283617 7598899738753453124 n Majk sot lanson këngën e re në bashkëpunim me Capital T (Foto: Instagram)

"Sot ora 17 : 00 , Majk x Capital t - Hala ..", ka shkruar Majk.

Në ndërkohë, me t'u publikuar fotografitë e tij morën komente nga më të ndryshmet, fansat e të cilëve mezi po presin për këtë duet.

Kur jemi te projektet e përbashkëta, reperët në vitin 2012 sollën këngën me titull "Asnjoni", derisa bashkëpunimi i dytë "Pasha jetën” i vitit 2018, ishte një ndër më të suksesshmit, duke mbledhur shifra të mëdha klikimesh në YouTube.

Duke marrë parasysh këto, besohet se dueti i radhës i dyshes së njohur do të pëlqehet akoma më shumë.

73114018 772083866572700 1410988806206903426 n Nga xhirimet e klipit të ri të Majk dhe Capital T (Foto: Instagram)

Majk dhe Capital T po ashtu këtë vit kanë qenë mjaft të angazhuar me mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/