LAJMI I FUNDIT:

Hakohet llogaria e Abidalit në Instagram, ku thuhet se Barcelona nuk e do De Ligtin

Hakohet llogaria e Abidalit në Instagram, ku thuhet se Barcelona nuk e do De Ligtin

Barcelona ka konfirmuar se llogaria e Eric Abidalit në Instagram është hakuar, pasi që aty është bërë me dije se ata më nuk janë të interesuar në transferimin e Matthijs de Ligt.

Klubi katalunas është favorit për ta transferuar mbrojtësin holandez, gjersa thuhet se është arritur marrëveshje me Ajaxin për shërbimet e kapitenit të tyre.

Barcelona thuhet se do t’i ofrojë Matthijs de Ligt një kontratë pesë vjeçare, pas disa ditëve pushim, gjersa ka luajtur në finale të Ligës së Kombeve.


Foto: Eric Abidal/Instagram

Juventusi, Manchester United dhe Bayern Munich, gjithashtu janë duke shfaqur interesim për mbrojtësin holandez, mirëpo katalunasit janë duke i prirë garës dukshëm.

Cillessen pret që De Ligt të transferohet te Barcelona
Lexo po ashtu Cillessen pret që De Ligt të transferohet te Barcelona

Në llogarinë e Abidalit në Instagram ishte shkruar në gjuhën spanjolle: “Dikush që refuzon të luajë për Barçën nuk na shërben më”.

Por, më vonë ishte shfaqur një postim se llogaria e tij ishte hakuar, ndërsa tifozët e Barcelonës ishin ndjerë më të lehtësuar, pasi shpresojnë që ta transferojnë atë nga Ajaxi. /Telegrafi/