LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se është hakuar Banka Ekonomike – mijëra të dhëna të qytetarëve në shitje “Black Market”

Dyshohet se është hakuar Banka Ekonomike – mijëra të dhëna të qytetarëve në shitje “Black Market”

Një grup hakerëshdyshohet se kanë arritur të hynë në sistemin bankar të Bankës Ekonomike.

Kjo u bë e ditur Mentor Hoxhaj, kryesues i Komunitetit për Siguri dhe Privatësi.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se hakerët kanë publikuar edhe disa të dhëna të llogarive bankare të klientëve të kësaj banke, si dëshmi për sulmin kibernetikë.


Pas sulmit kibernetik ndaj Bankës Ekonomike, BQK thotë se paratë në llogari të klientëve janë të sigurta
Lexo po ashtu Pas sulmit kibernetik ndaj Bankës Ekonomike, BQK thotë se paratë në llogari të klientëve janë të sigurta

Sipas tij, hakerët “DoppelPaymer Ransomware”, dyshohet se kanë lëshuar në publik të dhënat e bankës, ku përfshihen mbi 70 GB të dhëna transaksionesh financiare.

“Mijëra te dhëna te qytetareve tani ne shitje ne Black Market! Dyshojmë se sulmi realizuar ne fund te muajit shkurt 2020! Gjersa sulmi be i ditur nga Medium dot com me 21 Prill 2020. DopplePaymer Ransomware’ janë të njohur për shenjëstrimin e korporatave të mëdha”, thotë ai.

“Ne kemi potencuar qe Bankat nuk po janë transparente sa i përket sulmeve te suksesshme nga hakeret! Duke mos respektuar me ketë raste legjislacionin ne fuqi, dhe standardet e sigurisë se informacionit!”, shkruan ai në Facebook.

Lidhur me këtë Banka Ekonomike nuk ka njoftuar ende për sulmin në fjalë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori