LAJMI I FUNDIT:

Hakimi tregon arsyen e vërtetë se përse u largua nga Real Madridi

Hakimi tregon arsyen e vërtetë se përse u largua nga Real Madridi
(Foto: Instagram/achrafhakimi)

Achraf Hakimi është i lumtur me shpalljen kampion të Interit në Serie A dhe zbulon pse u largua nga Real Madrid një vit më parë.

Reprezentuesi i Marokut u bashkua me Nerazzurrët në një marrëveshje prej 40 milionë euro verën e kaluar.

Ai tani ka fituar titullin e parë në Serie A në karrierën e tij me Interin.


Lukaku iu bashkua tifozëve të Interit në festën për titullin e Serie A
Lexo po ashtu Lukaku iu bashkua tifozëve të Interit në festën për titullin e Serie A

“Unë pashë Sassuolo-Atalanta. Ky është një titull domethënës për mua. Të gjithë po prisnim rezultatin e Atalantës. Unë mendoj se sezoni im i parë në Itali ka qenë shumë pozitiv”, ka thënë Hakimi për El Chiringuito.

Por pse u largua ai nga Real Madrid?

“Njerëzit thanë se doja të luaja në vazhdimësi, por kjo nuk është e vërtetë. Madrid ishte shtëpia ime dhe unë do të doja të qëndroja. Sidoqoftë, ata vendosën ndryshe”.

Rivaliteti i madh vërehet edhe në urimin që ia bëri Milani, Interit për fitimin e titullit të Serie A
Lexo po ashtu Rivaliteti i madh vërehet edhe në urimin që ia bëri Milani, Interit për fitimin e titullit të Serie A

“Ndjeva se isha në lartësinë e detyrës, por kishte çështje ekonomike për shkak të pandemisë, dhe unë u detyrova të largohesha”.

A mund të kthehet ai një ditë në Real Madrid?

“Askush nuk më ka telefonuar, ata patën një shans për të nënshkruar me mua sezonin e kaluar, por ata bënë zgjedhje të ndryshme”, ka shtuar më tej mbrojtësi i krahut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori