LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 4° partlycloudy_night

Haki Misini, Xhevat Qena, Adem Mikullovci e shumë figura të tjera i kthehen Mitrovicës në murale

Tashmë qytetit të Mitrovicës i janë kthyer figurat më ikonike të kulturës dhe sportit të portretizuar në murale në hapësirat e jashtme të palestrës “Minatori”. 

Rruga “Lah Nimani”, tashmë është kthyer në një vend atraktiv për ata që duan t’i shohin këto murale të punuara nga artistë të brezave të rinj.

Drejtori i “Futja Ngjyrë”, Bardhyl Dobroshi në një intervistë për Telegrafin ka treguar se si erdhi deri tek ideja e këtyre muraleve.


Bardhyl Dobroshi, “Futja Ngjyrë” /Foto: Ridvan Slivova

Ai tha se me pak ngjyrë janë munduar që hapësirat të cilat kanë qenë të lëna pas dore t’i kthejnë në një hapësirë të bukur.

“Idenë për murale e kemi pasur qysh në vitin 2015. ‘Futja ngjyrë’, ka qenë një  grup jo formal. Prej asaj kemi vazhdu vit pas viti, dhe kemi vazhdu me hapësira që kanë qenë të lëna pas dore në Mitrovicë. Jemi mundu që t’i japim ngjyrë. Dhe përmes institucioneve jemi munduar që me pak ngjyrë të ndreqen dhe ato vende”, ka thënë Dobroshi.

Bardhyl Dobroshi, “Futja Ngjyrë” /Foto: Ridvan Slivova/

Mirëpo, pse pikërisht janë zgjedhur këto hapësira për t’i punuar këto murale?

“Vendi ku jemi tash, ideja ka qenë e projekt menaxheres, Dea Gaxhës. E cila ka thënë që mund t’i marrim krejt artistët e për një kohë shumë të shkurtër t’i bëjmë muralet”, sqaroi ai.

I pyetur se nëse artistët janë vetëm nga Mitrovica, ai tha: “Mitrovicali kemi shumë pak. Janë gjithsej tre prej nëntë muraleve që i kemi bërë këtu. Artistët tjerë janë nga vendet e ndryshme të Kosovës. Por, në këtë edicion jemi shumë të lumtur që kemi pas njerëz edhe jashtë Kosovës. Qëllimet tona janë që të dalim në krejt Kosovën, por siç është ajo fjala popullore ‘‘t’i shtrehim këmbët sa e kemi jorganin’, po mundohemi ta mbërrijmë Mitrovicën, e mandej të shohim pasi mure ka në të gjitha anët”, theksoi ai.

Muralet në Mitrovicë /Foto: Ridvan Slivova/

E, pas palestrës së sporteve cili do të jetë vendi që do të punojnë murale të tjera, ai tregoi: “Pas sallës së sporteve, kemi me ia fut ngjyrë te ‘futja zanatit’, ku është palestra ‘Fatime Xhaka’ ”. /Telegrafi/ 

Muralet në Mitrovicë /Foto: Ridvan Slivova/
Muralet në Mitrovicë /Foto: Ridvan Slivova/
Muralet në Mitrovicë /Foto: Ridvan Slivova/
Muralet në Mitrovicë /Foto: Ridvan Slivova/
Muralet në Mitrovicë /Foto: Ridvan Slivova/
Muralet në Mitrovicë /Foto: Ridvan Slivova/
Muralet në Mitrovicë /Foto: Ridvan Slivova/
Muralet në Mitrovicë /Foto: Ridvan Slivova/
Muralet në Mitrovicë /Foto: Ridvan Slivova/

Në trend

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori