LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Molliqaj më ka sulmuar jashtë studios

Abazi: Molliqaj më ka sulmuar jashtë studios

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka theksuar se është sulmuar nga Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij, pas emisionit që kishin në T7.

Kurse Molliqaj ka shkruar se asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione.

Abazi është shprehur për KP së ai është sulmuar në korridor deri sa ishte duke ec me Rexhep Hotin.


Molliqaj mohon përleshjen me Haki Abazin
Lexo po ashtu Molliqaj mohon përleshjen me Haki Abazin

“Jam ka duke ec me Rexhep Hotin ka ardhur mbara Dardani dhe së bashku me përcjellësin e tij kanë tentuar të mi kapin duart dhe të më rrëzojnë dhe më me sulmuar, kur e kam kuptuat çka po ndodh unë jam tërhjekur dhe kam hy në studio. Redaksia nuk e din çka po ndodh. Policia është e lajmëruar për këtë rast”, tha Abazi.

Telegrafi ka tentuar që të marr edhe opinionin e kandidatit për deputet nga PSD, Dardan Molliqaj, por telefoni i tij ka qenë i pa qasshëm.

Por ai ka shkruar në Facebook se asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik.

“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik.

Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj përleshen fizikisht pas debatit televiziv
Lexo po ashtu Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj përleshen fizikisht pas debatit televiziv

Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike.

Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive”, ka shkruar Molliqaj.

Autori i emisionit, Leonard Kerquki ka njoftuar se ka pasur një përleshje mes dy kandidatëve për deputet jashtë studios, pas përfundimit të emisionit.

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori