Degradimi i Kalasë së Novobërdës dhe rreziku që kjo fortifikatë të shembet, ka bërë që shumë institucione të alarmohen për rrezikun që të humb ky lokalitet me peshë historike.
Drejtori i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve, Ismet Hajrullahu, ka theksuar se kompania serbe “Kotto”, që ka kryer punimet në këtë Kala, ka bërë punë joprofesionale.
“Restaurimi i Kalasë së Artanës ka filluar në vitin 2015, për të vazhduar deri në vitin 2019, me ç’rast mbikëqyrjen e punimeve e ka bërë Instituti Arkeologjik i Kosovës. Tek para dy muajve Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve e ka marrë përsipër mbikëqyrjen e punëve në Kalanë e Artanës”, ka thënë Hajrullahu.
Ai ka thënë se ndoshta është dashur që punimet të ndërpriten nga ana e UNESCO-s dhe Bashkimit Evropian (BE), që sipas tij, është investuesi kryesor për restaurimin e kalasë.
“Në vitin 2015 janë betonuar me qindra dhe mijëra artefakte në Kalanë e Artanës, që është jo vetëm vepër penale në Republikën e Kosovës, por në të gjithë hapësirën njerëzore, respektivisht në të gjitha shtetet e botës, sepse nuk guxon të shkatërrohen dhe betonohen mbetjet arkeologjike”, ka shtuar Hajrullahu.
Ai ka theksuar se prej kohës që përgjegjësia për mbikëqyrjen e punimeve ka rënë mbi institutin të cilin e drejton, ekspertët e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve sipas tij, janë çdo ditë në terren.
“Ditën e hënë ekspertet tonë më informuan se në kala po punohet në mënyrë joprofesionale, madje po përdoret gjatë punimeve edhe ekskavatori, që gjë nuk kemi dëgjuar që në një objekt me rëndësi të veçantë, sikurse në këtë rast Kalaja e Artanës të përdoret ekskavatori. Madje, nuk lejohet që kamionë ose makina me tonazhe të mëdha të kalojnë afër një aseti. Për më keq në Kalanë e Artanës edhe gjatë dimrit është punuar, dhe si rezultat i punës joprofesionale muret janë mbushur më ujë, janë fryrë dhe pastaj kanë filluar të bien”, ka thënë Hajrullahu.
Ai ka thënë se situata e kalasë është shumë e keqe, dhe në momentin që e kanë parë sipas tij, që kompania serbe po bën punë joprofesionale, e kanë informuar përfaqësuesin e UNSECO në Sarajevë.
“Asnjë punë nuk mund të shkoj tutje pa biseduar edhe njëherë me UNESO-n dhe kompaninë serbe”, ka shtuar Hajrullahu. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi