Hajrulla Çeku reagon për sulmin ndaj Fehmi Kupinës: Sjellje që bie ndesh me parimet politike

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas lajmit për një incident të dhunshëm të ndodhur në ambientet e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Çeku ka cilësuar ngjarjen si “shumë shqetësuese”, duke theksuar se, sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës ka sulmuar kryesuesin e Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, përcjell Telegrafi.
“Përveç që e papranueshme, kjo sjellje shkon kundrejt parimeve politike ku dallimet në pikëpamje janë vlerë e shtuar”, ka shkruar Çeku.
Ai ka bërë thirrje për ndërhyrjen e organeve kompetente, me qëllim që, siç tha, dhunuesit të ndëshkohen. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































