Sot rreth orës 11:00 në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ia ka vjedhur 140 euro një 94-vjeçari, i cili ndodhej i vetëm.

Informacionin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.


Gashi tha se në momentin e grabitjes viktima ka qenë i vetëm në shtëpi.

“Hetimet po zhvillohen nga stacioni policor dhe hetuesit rajonal në Prizren”, tha Gashi.

I moshuari nuk ka pësuar lëndime trupore.