Hajnat vjedhin pushkë në magazinën e policisë paraguaiane, i zëvendësojnë me ato të plastikës dhe drurit (Foto)

Në depon e armatimit të policisë në Paraguai, hajnat kanë arritur t'i vjedhin 42 pushkë. Sikur kjo të mos u mjaftonte, ata në vend të pushkëve FN FAL, u kishin lënë policisë pushkë të drurit dhe plastikës.
Dyshimi se pushkët ishin vjedhur nga depoja e policisë, kishte lindur kur në tregun e zi filluan të shiten me një çmim prej 10 mijë dollarëve, transmeton Telegrafi.
Policia e Paraguait dyshon se disa nga pushkët e vjedhura janë kontrabanduar në vendet fqinje, dhe tashmë janë në duart e qytetarëve në Brazil dhe Argjentinë.
Fotografitë e pushkëve të plastikës dhe drurit janë shfaqur pothuajse në të gjitha mediat e Paraguait, ku rastin e vjedhjes së pushkëve e kanë cilësuar si "me skandalozin" në historinë e policisë së këtij vendi. /Telegrafi/





















































