LAJMI I FUNDIT:

Hajnat në Phoenix me pajisje të sofistikuara, vjedhin Mercedesin luksoz për 50 sekonda

Hajnat në Phoenix me pajisje të sofistikuara, vjedhin Mercedesin luksoz për 50 sekonda

Hajnat e veturave në Phoenix të Arizonës po përdorin pajisje të sofistikuara për të vjedhur vetura të shtrenjta, madje besohet se ata tashmë kanë në duar amplifikator dhe transmetues, që ndihmojnë në hapjen e dritares së Mercedesit të ri, të cilin e vjedhin për më pak se një minutë.

Hajnat në disa raste janë filmuar nga kamerat e sigurisë duke vjedhur vetura të shtrenjta siç ishte rasti në Whitefield, ku ata kishin për cak disa modele të veturave sportive por edhe atyre luksoze, transmeton Telegrafi.

Ata fillimisht qëndrojnë jo larg veturës derisa pronari e parkon në pronë, dhe më pas i afrohen dhe me vetëm një buton e hapin dhe e ndezin – duke pasur në dispozicion vetëm 50 sekonda që të largohen nga vendi i ngjarjes pa lënë as edhe një gjurmë.


Sipas ekspertëve të kësaj fushe, hajnat janë pajisur me vegla të ndryshme digjitale, që po u mundëson atyre të vjedhin vetura pa derdhur as edhe një pikë djerse duke tentuar të thyejnë ndonjë dritare.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë, që tregon më së miri “aftësitë” e tyre për të vjedhur në më pak se një minutë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori