Shtëpia e Raphael Varanes ka qenë cak i sulmeve të hajdutëve në kryeqytetin spanjoll.

Mbrojtësi i Real Madridit është ‘varfëruar’ pas sulmit të fundit të hajdutëve në vilen e tij në Madrid.


Kjo pasi, sipas gazetës spanjolle AS, një grup hajdutësh kanë sulmuar shtëpinë e tij, duke i vjedhur para të gatshme dhe stoli në vlerë prej 70 mijë eurosh, transmeton Telegrafi.

Sipas AS, hajdutët i kanë vjedhur Varanes plot 12 orë dore të vlefshme, 3800 euro para të gatshme dhe bizhuteri tjera të vlefshme.

E gjithë kjo kishte ndodhur kur francezi ishte me ekipin e ‘Mbretërve’, duke luajtur në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit. Ai nuk e kishte lidhur alarmin dhe hajdutët detyruan derën të hapet. /Telegrafi/

varane1

telegrafi sport app