LAJMI I FUNDIT:

Hajdutë të armatosur grabisin shtëpinë e Smallingut, anglezi detyrohet t’ua hap kasafortën dhe t’u jap stoli me vlerë

Hajdutë të armatosur grabisin shtëpinë e Smallingut, anglezi detyrohet t’ua hap kasafortën dhe t’u jap stoli me vlerë

Tre meshkuj të armatosur kanë grabitur shtëpinë e Chris Smalling në Romë mbrëmë (e enjte), duke e detyruar mbrojtësin të hapte kasafortën dhe t’u jepte atyre një orë Rolex dhe bizhuteri tjera me vlerë.

Smalling nuk ishte në dispozicion për ndeshjen e dytë çerekfinale të Romës në Ligën e Evropës kundër Ajaxit mbrëmë për shkak të një dëmtimi.

Por, sipas La Gazzetta dello Sport, ai dhe familja e tij po flinin kur tre meshkuj të armatosur dhe të maskuar hynë në pronën e tyre në Romë.


Hajdutët e detyruan Smallingun të hapte kasafortën dhe t’u jepte atyre një orë Rolex, stoli arti, bizhuteri dhe sende të tjera të çmuara. Gruaja e Smalling dhe djali i tyre dy-vjeçar Sam ishin gjithashtu në shtëpi.

Sipas raportit, gruaja e ish-mbrojtësit të Manchester Unitedit thirri Policinë në ora 05:00 të mëngjesit.

Autoritetet po hetojnë rastin ndërsa Roma është e gatshme të mbështesë mbrojtësin e tyre në “çdo mënyrë të mundshme”.

Në nëntor, shtëpia e Paulo Fonseca u grabit gjithashtu, por as trajneri dhe as familja e tij nuk ishin në shtëpi në atë moment. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Kalo në kategori