LAJMI I FUNDIT:

Hajde Folim dhe Libraria Dukagjini lansojnë ditarin e parë të mirëqenies në gjuhën shqipe

Hajde Folim dhe Libraria Dukagjini lansojnë ditarin e parë të mirëqenies në gjuhën shqipe

Hajde Folim dhe Dukagjini Bookstore duke njohur rëndësinë e shëndetit mendor, sidomos në kohërat që jetojmë, kanë bashkuar forcat për të sjell ditarin “Hajde Folim me Veten” për shoqërinë shqip-folëse në mbarë botën. Ditari është i dizajnuar si rezultat i një pune të gjatë dhe kreative më shumë se 1 vjeçare që synon të ngrisë vetëdijen dhe shkathtësitë e komunitetit për një mirëqenie mendore më të mirë dhe është një mjet që stimulon reflektimin mbi gjërat që na bëjnë të lumtur.

Ditari “Hajde Folim me veten” është produkti i parë i këtij lloji në gjuhën shqipe dhe është i dizajnuar me kujdes të veçantë nga profesionistë të mirëqenies mendore dhe të inovacionit social për të qenë i kuptueshëm dhe i dobishëm për audiencën shqip-folëse, duke marrë parasysh kontekstin kulturor të shoqërisë sonë dhe sensitivitetin që ka shëndeti mendor.

Ditari “Hajde Folim me veten”, ka përmbajtje e cila është e përshtatshme dhe e kuptueshme nga grupmosha të ndryshme. Ky ditar i jep mundësi secilit person që të shkruaj në mënyrë autentike dhe kësisoj  i mundëson secilit person të jetë vetja në atë që shkruan; duke e bërë një produkt të nevojshëm dhe përdorshëm për të gjithë.

Ditari është i strukturuar në mënyrë të atillë që të ofrojë një balancë të domosdoshme mes hapësirës për mendim dhe veprim, përmes përmbajtjes së teknikave të përshtatura nga fusha e psikologjisë, të tilla sikurse teknikat e Terapisë Kognitivo-Biheviorale dhe qasjeve tjerave terapeutike, gjithmonë në përshtatshmëri më kontekstin kulturor dhe qëllimet e përgjithshme të ditarit. Teknikat dhe pyetjet e ndryshme stimuluese në këtë ditar mund të drejtojnë njerëzit në njohjen e gjërave për të cilave ata duhet të jenë falënderues, njohjen e problemeve në mënyrë të shëndetshme dhe në lehtësimin e përjetimeve negative emocionale të tyre.

Ditari është krijuar në atë mënyrë që të jap ndjesinë e një rrugëtimi për reflektim dhe veprim në gjërat që rrisin mirëqenien tonë psikologjike dhe rrisin vetëdijesimin shoqëror; në një periudhe ku shoqëria ka shumë nevojë të dijë më shumë për shëndetin mendor dhe të nxisë njerëzit ta shohin shëndetin mendor për rëndësinë që ka.

Nga data 18 tetor, ditarin mund ta blini fizikisht në dy pikat e librarisë ‘’Dukagjini’’ në sheshin ‘’Nënë Tereza’’ dhe ‘’Prishtina Mall’’.

Gjithashtu librin mund ta porosisni online përmes rrjeteve sociale te librarisë ‘’Dukagjini’’ dhe website-it https://dukagjinibooks.com/.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori