Ish-ministrja e MEPTINIS-it, Rozeta Hajdari, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit me Serbinë.
Hajdari përmes një statusi në Facebook ka thënë se vendimet e qeverisë Kurti dhanë fryt, ndërsa reciprociteti i hapi rrugë tregtisë së lirë, pa barriera.
Sipas saj tregtarët e pranuan Republikën e Kosovës, pa ngurrim.
“Dhjetëra mauna nga Serbia kaluan kufirin me dokumente që i referohen shtetit tonë si Republika e Kosovës. Sot Kabineti Hoti prishi gjithçka: prodhuesit dhe eksportuesit vendorë i la pa mbrojtjen e shtetit, ndërsa Kosovën pa Republikë.Pa Republikë, dialogu me Serbinë është josimetrik. Ai s’është dialog mes shteteve sovrane. Si do të shkoni në bisedime me Serbinë dhe kë do të përfaqësoni, z. Hoti?”, thotë Hajdari.
“Operatorët ekonomikë nga Serbia e pranuan shtetin tonë, duke kapërcyer kufirin shtetëror me dhjetëra maune dhe dokumente tregtare që na quajnë Republika e Kosovës. Kabineti Hoti nuk po e pranon Republikën tonë, andaj shfuqizoi sot vendimet e Qeverisë Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë”.
“Vendimet tona qenë të mbështetura po aq sa të guximshme. Reciprociteti është parim gjithësisht i pranuar i së drejtës dhe marrëdhënieve mes shteteve. Vendimet tona jetësuan këtë parim, të bazuar në aktet themeluese të Organizatës Botërore të Tregtisë”, ka shkruar Hajdari.
Ky është reagimi i saj i plotë:
Operatorët ekonomikë nga Serbia e pranuan shtetin tonë, duke kapërcyer kufirin shtetëror me dhjetëra maune dhe dokumente tregtare që na quajnë Republika e Kosovës. Kabineti Hoti nuk po e pranon Republikën tonë, andaj shfuqizoi sot vendimet e Qeverisë Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.
Vendimet tona qenë të mbështetura po aq sa të guximshme. Reciprociteti është parim gjithësisht i pranuar i së drejtës dhe marrëdhënieve mes shteteve. Vendimet tona jetësuan këtë parim, të bazuar në aktet themeluese të Organizatës Botërore të Tregtisë.
Më 18 shkurt 2020, ne themeluam grupin punues, të përbërë nga zyrtarë, ekspertë vendorë dhe përfaqësues biznesesh, për të identifikuar dhe mënjanuar barrierat tregtare që autoritetet e Serbisë kanë vendosur ndaj nesh. Grupi punues — i udhëhequr nga kabineti im dhe me përbërje nga Oda Ekonomike e Kosovës, Klubi i Prodhuesve, Dogana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Departmenti i Tregtisë në MEPTINIS — prodhoi një raport 15-faqesh, duke identifikuar barrierat tregtare me Serbinë. Në vijim, ky grup punues rekomandoi heqjen e tarifës dhe vendosjen e masave të reciprocitetit. Njëherësh, prodhuesit vendorë kërkuan lehtësime për importimin e lëndës së parë.
Qeveria Kurti dëgjoi ekspertët dhe prodhuesit vendorë. Më 20 mars, nxori vendimin 01/14 që liroi nga tarifa 100-përqind lëndën e parë që importohej nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, duke paralajmëruar ndërkohë masa të reciprocitetit.
Më 31 mars, Qeveria mori vendimin 01/20 për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë. Hoqi tarifën 100-përqind, mirëkuptoi rrethanat e ndjeshme të Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa Serbisë iu përgjigj me kërkesa të ndërsjella për dokumentet tregtare. Por mbi të gjitha, ngritëm mekanizmin ndërinstitucional për të vëzhguar se si po zbatoheshin masat dhe sa të përshtatshme ishin ato masa për të mënjanuar barrierat e Serbisë.
Grup ndërinstitucional monitorues, i themeluar më 22 prill 2020, u mblodh gjatë prillit e majit për të vlerësuar gjendjen — për të parë nëse po zbatoheshin masat dhe nëse Serbia kishte ndërruar sjelljen. Grupi identifikoi sfidat në zbatim të masave të reciprocitetit, ndërsa gjeti barrierat e reja të autoriteteve serbe, përfshirë kushtin e ri që çdo dokument të përmbajë emrin “Republika e Serbisë”, në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit. Me rekomandimet e grupit ndëinstitucional monitorues, të paraqitura në raportin e 28 majit, dhe gjetjet e kabinetit në MEPTINIS, hartuam një vendim të ri për reciprocitetin.
Vendimi 01/37 i 30 majit 2020 e tha shkurt e shqip, se asnjë mall e asnjë maune nga Serbia s’do të pranohet pa emrin Republika e Kosovës.
Vendimet e qeverisë Kurti dhanë fryt. Reciprociteti i hapi rrugë tregtisë së lirë, pa barriera. Tregtarët e pranuan Republikën e Kosovës, pa ngurrim. Dhjetëra mauna nga Serbia kaluan kufirin me dokumente që i referohen shtetit tonë si Republika e Kosovës. Sot Kabineti Hoti prishi gjithçka: prodhuesit dhe eksportuesit vendorë i la pa mbrojtjen e shtetit, ndërsa Kosovën pa Republikë.
Pa Republikë, dialogu me Serbinë është josimetrik. Ai s’është dialog mes shteteve sovrane. Si do të shkoni në bisedime me Serbinë dhe kë do të përfaqësoni, z. Hoti?
Pa reciprocitet s’mund të ketë barazi. Pa barazi s’mund të ketë liri. Pa liri s’mund të ketë zhvillim, as mirëqenie e as dinjitet për qytetarët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-konfiskim1-780x439.jpg)
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-prishtine-780x439.jpg)
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë
![Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/hashim-thaci-1-e1733596313178-780x439.jpg)
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
![A do të ketë marrëveshje me Spanjën si me Italinë për emigrantët? Rama përgjigjet nga Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-madrid-780x439.jpg)
A do të ketë marrëveshje me Spanjën si me Italinë për emigrantët? Rama përgjigjet nga Madridi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti