LAJMI I FUNDIT:

Hailey Bieber tregon procedurën si të bëni një grim të shpejtë dhe të thjeshtë

Hailey Bieber tregon procedurën si të bëni një grim të shpejtë dhe të thjeshtë

Hailey Bieber, që njihet për thjeshtësinë e saj në grim, ka ndarë një video në TikTok një grim të thjeshtë dhe minimal.

Kjo procedurë do t’ju ndihmonte që ta aplikoni lehtësisht edhe ju, e sidomos nëse jeni për ngut.

Influencerja e nisi grimin me një korrektor, të cilin e aplikoi minimalisht në disa pjesë të fytyrës.


@haileybieber been doing my makeup in the car a lot these days. heres my lil go to routine 🤍 @rhode skin ♬ BIRDS OF A FEATHER – Billie Eilish

Me të përfunduar korrektorin, Hailey vazhdoi më pas me vendosjen e blushit (me nuancë rozë) dhe këtë produkt e vendosi në faqe dhe në hundë.

Pasi përfundoi këto dy procedura, influencerja i bëri një krehje të lehtë të vetullave dhe vendosi pak pudër ‘baking’ në rrathët poshtë syve.

Të gjithë grimin e fokusoi tek buzët, ku përdori tre produkte për të marrë rezultatin e dëshiruar. /Telegrafi/