Hailee Steinfeld dhe Josh Allen bënë paraqitjen e tyre të parë si çift i fejuar në tapetin e kuq të NFL Honors në New Orleans.

Aktorja dhe qendërmbrojtësi i Buffalo Bills shkëmbyen një puthje romantike, ndërsa Steinfeld shkëlqeu me unazën e saj të fejesës, me vlerë 500 mijë dollarë.


Çifti, i cili njoftoi fejesën tre muaj më parë, konsiderohet si një nga çiftet më të reja dhe më të ndjekura të NFL-së, duke rivalizuar romancën e Travis Kelce dhe Taylor Swift, shkruan DailyMail.

94973511 14372881 Hailee Steinfeld was seen kissing her fiance Buffalo Bills quart a 33 1738953910188

Steinfeld mahniti me një fustan elegant të zi pa mëngë dhe një gjerdan diamanti, ndërsa Allen zgjodhi një kostum klasik të zi.

Mbrëmja ishte e veçantë për sportistin, i cili ishte ndër pesë finalistët për çmimin MVP të NFL-së.

94955041 0 image a 4 1738892427693

Allen dhe Steinfeld u panë së bashku për herë të parë në maj 2023, pas ndarjes së Allen nga e dashura e tij e vjetër, Brittany Williams.

Që atëherë, ata kanë mbajtur një profil të ulët, pavarësisht udhëtimeve në Paris dhe Meksikë.

94973903 14372881 image m 20 1738941830303

Në një intervistë të fundit, Allen pranoi emocionet e tij gjatë propozimit, duke thënë: "Isha shumë nervoz. Mendoja gjithë ditën për sa e veçantë do të ishte kjo për ne”.

Me një unazë në dorë dhe një lidhje që po forcohet, duket se ky sezon do të jetë i paharrueshëm për çiftin e ri të Hollywood-it dhe NFL-së. /Telegrafi/

94973907 14372881 image m 22 1738941847343

94973933 14372881 image m 24 1738941886661