Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë “është duke e hetuar çështjen rreth dërgimit të dokumenteve në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së”.
Më 7 shtator, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një konference, pretendoi se ka mbi 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale, pasi i ato ishin dorëzuar në mënyrë anonime zyrës së kësaj organizate.
Veteranët thanë se në këto dokumente janë emrat dhe adresat e dëshmitarëve dhe personave të tjerë më të cilët kanë bashkëpunuar hetuesit e Gjykatës Speciale.
Por, gjatë të martës, ndonëse nuk është konfirmuar nga Gjykata Speciale, hetuesit e gjykatës kanë shkuar në zyrën e OVL të UÇK-së në Prishtinë.
Përfaqësues të kësaj organizate kanë konfirmuar për media në Kosovë se atyre u është dorëzuar një kopje e këtyre dokumenteve.
Përmbajtja e këtyre dokumentave të pretenduara është e panjohur dhe nuk dihet ende nëse ato janë origjinale.
Radio Evropa e Lirë ka dërguar disa pyetje te zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep. Në një përgjigje të shkurtër, Griep, ka thënë se “nuk kemi asnjë koment për të bërë”.
Njëjtë është përgjigjur edhe zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, duke thënë se “Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është duke komentuar këtë çështje”.
Ndërkohë të premten Prokuroria Speciale e Kosovës ka rikujtuar se “zbulimi i paautorizuar i dokumenteve konfidenciale ose informacionit lidhur me dëshmitarët e mbrojtur nënkupton shkelje të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe mund të jetë e dënueshme me dënim me burgim”.
Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se bërja publike e dokumenteve të tilla vë në rrezik të gjithë ata persona që mund të jenë të përfshirë në procese eventuale gjyqësore.
Gjykata Speciale, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar e Prokurorisë në Hagë u formua nga autoritetet në Kosovë pas insistimit të bashkësisë ndërkombëtare.
Gjykata është themeluar pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.
Për formimin e kësaj gjykate u deshën edhe ndryshime kushtetuese, që u miratuan nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri